Dekani i fakultetit të sigurisë në Shkup, Nikolla Dujovski theksoi për TV Telma se tragjedia që ndodhi me aksidentimin e autobusit nga Maqedonia në Bullgari është për shkak se institucionet nuk e kryejnë punën e tyre.
Sipas tij, transporti publik legal në Maqedoni përbën vetëm një të tretën. Ai shtoi se transporti jolegal i udhëtarëve është aq i madh, sa që kompanitë e regjistruara as që vërehen, apo thuajse nuk ekzistojnë. (INA)