Modelja e njohur shqiptare Afrona Dika dhe këngëtari Blero Muharremi, kanë qenë në vëmendjen e mediave rozë.
Kjo pasi ata çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre martesore pas disa vitesh martesë, përcjell ORAinfo.
E pas ndarjes, Afrona po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo tani më ka konfirmuar lidhjen e saj dhe bashkëjetesën me biznesmenin gjerman.
Afrona se fundmi ka publikuar edhe një fotografi ku shihet një pjesë e trupit të tij.
Në shoqëri të tij, Afrona shfaqet në disponim të mirë dhe shumë e buzëqeshur.
Duket se modelja tashme e ka harruar ish-burrin e saj, dhe është duke e shijuar lidhjen e re. /ORAinfo/