Dumani në SPAK/ Ballafaqimi me Erjon Alibejn për porositë e vrasjeve në Elbasan

Rreth orës 9 të mëngjesit forca të shumta policie kanë mbërritur në spitalin e burgut ku kanë nxjerrë prej aty Nuredin Dumanin.

Ky i fundit ka shkelur për herë të parë në SPAK, për t’u ballafaquar me Erjon Alibejn, pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë veçanërisht për porositjen e vrasjes së efektivit Krenar Guçe, me detyrë shef i sektorit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit, i cili së fundmi është marrë në mbrojtje.

Dumani pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK në lidhje me ato që ka deklaruar dhe nëse i qëndron atyre që ka rrëfyer më parë.

Përveç Dumanit e Alibejt, edhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Henrik Hoxhaj ka mbërritur në SPAK, ndaj të cilit ka rinisur marrja në pyetje./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme