Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në det mëngjesin e sotëm në Durrës.
S.Sh., 65 vjeç, banues në Shkup, është gjetur i pajetë në breg të detit rreth orës 08:45 të ditës së sotme.
Kanë qenë pushuesit, të cilët lajmëruan menjëherë policinë, sapo konstatuan trupin e pajetë.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së 65-vjeçarit.