“Tani të gjitha çështjet e ngritura në të njëjtën kohe dhe në nivelin më të lartë të mundshëm të vendeve tregojnë se mund të ketë përpjekje që të krijohet një kornizë të re politike, ose të bëjnë marrëveshje të re politike. Tjetër arsye për këtë formë të bisedimeve nuk mund të ketë”, tha Prorokoviq për Deutche Welle.
Sipas tij, gjendja e tanishme e dialogut reflekton në dy zgjidhje, “Kosova të përmbush të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, dhe tjetra është që Serbia ta njoh Kosovën.”
Por, në anën tjetër, ai thotë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është e mundur, pasi autoritetet serbe nuk do ta njohin atë pa pasoja të mëdha.
Ai tha se pas raundit të djeshëm të dialogut, situata është e rëndë dhe duhet treguar vigjilent. /Lajmi.net/