DW: PS nuk përfshiu 35 personalitete, PD 11 figura të njohura

DW shkruan se në listat e kandidatëve për deputetë si të PS-së edhe PD-së vihen re prurje të reja, por edhe përjashtim nga kandidimi të figurave të njohura politike. Rreth  21% e emrave në listën e deputetëve të PS janë prurje e re ndërsa nuk janë përfshirë 35 personalitete të njohura politike të partisë. Rasti më i spikatur sipas DW është ai i Ditmir Bushatit, ish-ministër i Jashtëm i njohur për kritika ndaj qeverisjes së partisë së tij. PD sipas DW ka lënë jashtë konkurimit rreth 11 figura të njohura politike të demokratëve.

DW e sheh Bashën të kushtëzuar nga përfshirja në lista të kandidatëve për deputetë nga partitë e djathta, aleate madje të vendosur në fillim të listave.

Të dyja forcat politike kryesore sipas medias publike gjermane janë përpjekur të lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë individë me rekorde kriminale në të kaluarën e tyre nën presionin e fuqishëm të BE dhe SHBA.

Edhe Zëri i Amerikës shkruan se  figura të njohura socialiste si Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni, Besnik Bare, dhe Musa Ulqini mbetën jashtë përzgjedhjes, ndërsa Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko, janë renditur në pjesën fundore të listës për Tiranën ku ekziston rreziku që të mbeten jashtë parlamentit të ri që mblidhet në Shtator.

Akoma më e habitshme sipas Zërit të Amerikës është renditja si i 23-ti në listën e Tiranës, të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj autori i Reformës në Drejtësi. Mbetet i paqartë kriteri i përdorur nga zoti Rama në rastin e zotit Xhafaj shkruan media që varet nga kongresi amerikan  kur socialistët, synojnë sërish të përdorin Reformën në Drejtësi, si një prej kuajve kryesorë të betejës së tyre elektorale edhe në këto zgjedhje.

Klan News

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme