Kim Mehmeti: 25 prilli nuk do përcaktojë fatin e partive por atë të Shqipërisë!

Nga Kim Mehmeti

 

U publikuan listat e kandidatëve për deputet të partive politike në Shqipëri. Dhe u pa qartë se ‘Rilindja’ është përforcuar me ‘gjyshet’ e ardhura në ekranet televizive me valët e fatkeqësive natyrore, ndërkaq koalicioni opozitarë me personalitete që janë ‘parti’ në vetvete, si për shembull Flutura Açka, Tomor Alizoti, Agim Baçi, Agron Gjekmarkaj, Oriela Nebiaj…

Ndërkohë, jo se nuk dihet që me personalitete me integritet mund të rrethohen ata që i janë përkushtuar idealit, e jo kolltukut qeveritar. Njësoj siç dihet se diktatorët e autokratët janë frikacak, se ata rrethohen me gra, jo pse i respektojnë ato,  por pse i kanë frikë burrat, pse e dinë se për dallim nga gratë shpirtbardha që kryesisht qajnë kur i lëndon, burrat, nëse nuk të godasin, atëherë të shajnë e të poshtërojnë.

Pra për ata që dinë të lexojnë, listat e kandidatëve për deputet shpalosin se koalicioni opozitarë i ka përforcuar rreshtat me njerëz që duan t’i shërbejnë shtetit, për dallim nga ‘Rilindja’, që është pasuruar kryesisht me ‘kukulla’ që të mundësojnë partinë ta kthesh aty ku ishte në kohën e Xhaxhit, e shtetin ta bësh pronë të partisë./sakte.net

Sidoqoftë, me 25 prill do shihet se si këto lista i ka ‘lexuar’ populli. Dhe, si pronarë i ‘shtëpisë’, ai atë mund ta lë edhe në duart e hajdutëve e kriminelëve, Por ne që themi se nuk u shërbejmë partive por shqiptarisë, nuk kemi të drejtë ta fshehim se gjatë tetë viteve të fundit, jo vetëm që nuk eci përpara, por Shqipëria u kthye në komunizëm, pa pasur nevojë për Enver!

Dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk do e përcaktojnë fatin e partive, por atë të Shqipërisë. Sa u përket partive që tani shihet se PS-ja është katandisur rrugës që të bëhet parti e ‘grave’ dhe e heronjve mbi gomarë, ndërkaq opozita e bashkuar ka vetëm dy mundësi – o ta ngjallë shpresën se Shqipëria mundet, o të dëshmojë se me asgjë nuk dallon nga gjithë të tjerët dhe se, mëmëdheu nuk ka parti,  por ‘sekte’ politike, të cilat sekte nuk mund ta shpëtojnë nga kthetrat e mafies dhe krimit as vetveten, e lë më vendin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme