DW: VMRO-DPMNE po e frikëson dhe po luan me Ahmetin

Me mesazhet që po i përhapin personalitete publike-përkrahës të VMRO-DPMNE-së-se “do të ketë luftë” dhe do “të derdhet gjak” nëse LSDM dhe BDI bëjnë qeveri, qëllimi është të bëhet presion përfundimtar ndaj Ahmetit që të pengohet vendim për koalicionim me LSDM-në, kanë thënë për Dojçe Velle burime nga partitë më të vogla në koalicionin që udhëhiqet nga Gruevski. Siç transmeton Gazeta Lajm, këto burime insistojnë të mbeten anonime, siç thonë, që të mos eksponohen ndaj situatave të palakmueshme.

“Me deklarata të tilla duhet të inkurajohet anëtarësia dhe të matet pulsi i qytetarëve, por ky nuk është efekti kryesor që pritet. Ato kanë për qëlli9m t’i dërgojnë porosinë e fundit BDI-së, siç i është thënë kësaj partie edhe në negociatat me VMRO-DPMNE-në-se nëse nuk e se nëse nuk respektohet vullneti i shumicës maqedonase, atëherë “populli mund ta marrë vetë atë që i takon’. Në parti kanë vlerësuar se ky është argumenti i vetëm i fuqishëm me të cilin mund të ‘luajnë” me Ahmetin. Respektivisht ta frikësojnë se mund të do të mbajë faj të madh për pasoja eventuale për stabilitetin dhe sigurinë e vendit, nëse shkelet parimi koalicionues ‘fituesi me fituesin”, sepse një gjë e tillë mund të shkaktojë pakënaqësi popullore, të cilën gjoja askush nuk do të mundet ta kontrollojë”, thonë këto burime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme