Dy ditë para lansimit, 1 milion porosi për Nokia 6

Nokia 6 do të dalë në shitje më 19 janar dhe pritet të shihet se si do të performojë pajisja pas daljes në treg.

Megjithatë, tani për tani kemi reagimet e njerëzve dhe për momentin duket se pajisja e re nga HMD Global po përjeton interesim të madh nga klientët e mundshëm.

Deri tani, regjistrimet e kërkesave për Nokia 6 në Kinë kanë arritur në 1 milionë. Fatkeqësisht, kjo pajisje është e lansuar vetëm në këtë treg për këtë periudhë dhe ende nuk ka informacione se kur mund të shohim telefonin e ri Nokia në tregjet tjera të botës.

Nokia 6 është pajisja e vetme që është zbuluar zyrtarisht nga kompania, megjithatë, pritet që muajin e ardhshëm të shohim edhe Nokia 8, në ngjarjen teknologjike MWC 2017.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme