Dy gërmime ilegale dhe tre të arrestuar brenda muajit

Gërmimet klandestine nëpër monumente kanë marrë hov kohëve të fundit. Gërmadhat e Manastirit Shën Pjetri dhe Pali në Ujëmir të Klinës kanë qenë cak i radhës i ndërhyrjeve të paautorizuara.

Lokaliteti arkeologjik i mbrojtur me Ligjin për trashëgimi kulturore është përballur me gërmues që kanë rrëmihur në tri vende brenda kësaj prone. Autoritetet komunale të Klinës e kanë raportuar rastin tek Instituti Arkeologjik i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kësisoj, ky është rasti i dyte brenda një muaji që lajmërohet për gërmime arkeologjike pa kurrfarë leje. Javën që shkoi Policia ka arrestuar tre persona që dyshohet se planifikonin gërmime në një lokacion tjetër.

Ekipi i Institutit Arkeologjik të Kosovës i përbërë nga drejtori Enver Rexha dhe arkeologu Elvis Shala gjatë javës së kaluar ka vizituar lokalitetin që gjendet në afërsi të Klinës.

Instituti Arkeologjik i Kosovës do të kërkojë nga Policia që ta hetojë rastin. Drejtori i këtij institucioni, Enver Rexha ka thënë se do t’i drejtohet me një shkresë Stacionit Policor në Klinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme