Arsimtarët me kontratë të re me Ministrinë e Arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kanë nënshkruar kontratën e re kolektive, raporton Koha Ditore.

Ministri është zotuar se me ketë kontratë do të përmirësohet pozita e mësimdhënësve dhe se ka marrë edhe mbështetje nga komunat që kontrata të realizohet.

Bajrami ka kërkuar që SBASHKu mos të angazhohet vetëm për rritje të pagave por edhe për ngritje të cilësisë. Ndërkaq, Rrahman Jasharaj ka thënë se e veçanta e kontratës është se tani e tutje nuk do të përfshihen vetëm të punësuarit në arsimin parauniversitar por edhe të punësuarit ne universitet.

Sipas tij, në kontratë precizohet që MASHT-i bashkë me Ministrinë e Financave do të angazhohen për të gjetur mjete për te realizuar kërkesat që dalin nga kontrata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme