Dy kosovarë përfshihen në një aksident në aksin Morinë-Milot. Njëri humb jetën

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Morinë-Milot, pranë fshatit Reps.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy shtetas nga Kosovë, njëri me makinë dhe tjetri me motor, ku për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Morinë-Milot, në fshatin Reps, mjeti me drejtues shtetasin F.N., banues në Ferizaj, Kosovë është përplasur me një  motor me drejtues shtetasin J.H., banues në Prizren Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme