“Më mori me forcë poshtë pallatit dhe…”/ Zbardhet dëshmia e 16 vjeçarit që denoncoi të moshuarin në polici

Një adoleshent ka denoncuar mbrëmjen e shkuar një të moshuar në Berat, duke e akuzuar për ngacmim seksual.

16 vjeçari banues në lagjen “Donika Kastrioti” të qytetit, ka deklaruar se prej muajsh 66 vjeçari Romeo Oço, fqinji i tij e ngacmon duke e pritur në pjesët intime dhe duke i kërkuar edhe atij të bënte të njëjtat veprime.

Për muaj me radhë komshiu im Romeo më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh, por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, i qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”, është shprehur i mituri.

Pas kësaj dëshmie, policia është vënë në lëvizje duke arrestuar të moshuarin, i cili mësohet se jeton i vetëm rreth 200 metra larg familjes së të miturit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme