Dy mashtrues “me lidhje të forta në pushtet”, përfituan rreth 300 mijë euro

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur sot aktakuzë kundër dy personave me inicialet Rr.H dhe K.R. për shkak të dyshimit se bashkë kanë kryer veprën penale “mashtrimi” .

Sipas aktakuzës, të pandehurit Rr.H dhe K.R. në periudhën kohore 30 dhjetor 2011 deri më 24 korrik 2012, së bashku me të pandehurin E.L, i cili gjendet në arrati, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin, si dhe, për t’i shkaktuar dëme materiale personit tjetër, e vënë në lajthim të dëmtuarin F.D. duke u prezantuar rrejshëm para të dëmtuarit përmes të pandehurit K.R., ndërsa i pandehuri, Rr.H., si i afërm i personaliteteve të larta shtetërore politike. Po ashtu i pandehuri E.L. ishte prezantuar si dhëndër i një personaliteti të lartë shtetëror e politik, ashtu që të tre së bashku, kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës Sh.P.K në Prishtinë, mes personit të quajtur E.L., si shitës, dhe F.D. si blerës, e nxisin të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i prezantuar draft kontrata sipas të cilave arrijnë ta bindin se i pandehuri Rr.H. është pronar i Qendrës Kardiake të Kosovës me 20% të aksioneve, ndërsa E.Ll me 80%. Në këtë mënyrë arrijnë të marrin nga i dëmtuari shumën e përgjithshme të të hollave prej 290,810.00 euro (dyqind e nëntëdhjetë mijë e tetëqind e dhjetë euro), për të cilën shumë edhe i shkaktojnë dëme materiale.

Sipas aktakuzës, të lartcekurit me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “mashtrimi” nga neni 335, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme