Dy milionë njerëz të uritur, Kim Jong-un i buzëqeshur derisa viziton një fermë derrash (Foto)

Dy milionë prej njerëzve që ai udhëheq mund të vdesin nga uria – por kjo dukej se ishte gjëja e fundit në mendjen e Kim Jong-un kur vizitoi një fermë derrash.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ‘Udhëheqësi i Lavdishëm’ mund të shihej duke qeshur me zyrtarët derisa ai shëtiste përmes “Thaechon Pig Farm”, e cila thuhet se bën furnizimin e ushtrisë.

Jong-un, shija e të cilit për mish dhe djathë të mirë është e dokumentuar, u fotografua gjatë një inspektimi që i kishte bërë kësaj thertore.

Imazhet janë publikuar nga agjencia qendrore koreane e kontrolluar nga regjimi. Megjithatë, nuk dihet se kur janë bërë këto fotografi.

OKB beson se 2 milionë njerëz brenda shtetit më sekret të botës janë duke luftuar për të mbijetuar nga varfëria

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme