Grupi deputetëve nga Kosova, vizitoj mbrëmë Ramushin në Francë

Një grup deputetësh të Kuvendit të Kosovës mbrëmë kanë vizituar ish-Kryeministrin dhe njëherit liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në Strasbourg të Francës, aty ku po qëndron nën masën e lirisë me kusht pas një vendimi të autoritetëve të këtij shteti. Deputetët, Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së, Ismet Beqiri nga radhët e LDK-së si dhe Pal Lekaj nga AAK-ja janë ata që kanë vizituar Haradinajn.

Ky grup deputetësh që mbrëmë qëndruan në Strasbourg, do të jenë aty deri të premtën e kësaj jave. Haradinaj, u ndalua në Francë më 4 janar të këtij viti bazuar në një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 përmes Interpolit.Kreu i AAK-së pritet që të dalë para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës më 6 prill, kur edhe pritet të merret një vendim për rastin e tij.

untitled-design-6-1-768x768

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme