Dy muaj pasi që e shpalli “mizerie” gjendjen në Kosovë, Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së

Vetëm dy muaj më parë këngëtarja Eliza Hoxha e kishte quajtur mizerie gjendjen në Kosovë. Ajo kishte shkruar në rrjetin e saj social “Milloshi në ’99 e ka humb veç betejën po get – luften obviously e ka fitu 20 vjet ma vonë. Mizerie!”

Mirëpo, sot Eliza Hoxha ka vendosur t’i bashkohet  Partisë Demokratike të Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Lajmin e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke shpërndarë një foto me të dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizmi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ka shkruar Veseli.


Inkuadrimi i Hoxhës në PDK ka ardhur në kuadër të zgjedhjeve të brendshme që janë duke u mbajtur në këtë parti e cila qeverisi me Kosovën për tre mandate me radhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme