Dy përleshje për tenderë në AKP

Dy përleshje fizike kanë ndodhur sot gjatë hapjes së ofertave të tenderimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në të cilat janë përfshirë së paku katër persona.

Policia e Kosovës i ka konfirmuar Insajderit për incidentet dhe ka dhënë detaje lidhur me rastet.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici, ka thënë se incidenti i parë ka ndodhur rreth orës 10:30 mes dy personave, meqë rast njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, kurse i dyshuari tjetër është arrestuar.

Ndërsa në rastin e dytë, që ka ndodhur një orë më vonë, një person është lënduar si pasojë e përleshjes porse nuk ka pasur të arrestuar.

AKP ka zhvilluar sot procesin e hapjes së ofertave për shitjen e 29 aseteve të ndërmarrjeve në likuidim.

Në këtë valë të Privatizimit janë 51 njësi nga e gjithë Kosova, për të cilat janë pranuar 150 oferta.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, ka konfirmuar incidentin e ndodhur, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin, duke kërkuar që të dhëna të tjera rreth rastit t’i kërkohen vetëm Policisë së Kosovës. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme