Dy persona ndalin veturat në mes të rrugës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe rrahen

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur dje magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë.

Në disa pamje të publikuara shihet se ata godasin njëri tjetrin me grushta.

Mediat raportojnë se në përleshjen fizike janë përfshirë një britanik dhe një shtetas australian. Ky i fundit vepron si biznesmen i fuqishëm në Republikën e Kosovës.

Ishin kalimtarët e rastit ata që kanë ndërhyrë për ta neutralizuar situatën dhe që kanë njoftuar policinë për ngjarjen.

Ndërkohë, nuk dihet se çka i ka paraprirë rrahjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme