Dy persona janë arrestuar në Ferizaj pasi përmes kërcënimeve kanë detyruar një të mitur që të marrë para në shtëpi dhe t’ua jap atyre.
Policia e Kosovës raporton se ky rast ka ndodhur në rrugën “Tahir Sinani”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.