Policia greke ka bërë të ditur se sot në afërsi të Kosturit ka arrestuar dy shkupjanë të cilët me makinë kishin tentuar të fusnin në Greqi 108 kilogramë lëndë narkotike të llojit hashash.
Tani për tani është bërë e ditur vetëm mosha e të arrestuarve, njëri 29 vjeç ndërsa tjetri 39 vjeçar.
Në kuletën e tyre janë gjetur rreth 700 euro. Ata janë arrestuar nga autoritetet greke ndërsa kanë dhënë deklaratat e tyre para prokurorit./Sakte.net