Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, pranga 5 shqiptarëve

Policia e Ankonës dhe ajo e Pesaros kanë zhvilluar një operacion antidroge ne plazhin Fano ditën e sotme, ku kanë arrestuar 5 shtetas shqiptarë, që dyshohet se merreshin me trafik ndërkombëtar droge.

Duke iu referuar mediave italiane shqiptarët u arrestuan me mbi 1 kg kanabis në plazh. Ndërkohë, dyshohet se disa ngarkesa të tjera ishin inbarkuar në plazh. Shqiptarët dyshohet se kanë mbërritur me gomone në brigjet e Italisë, por skafistët nuk kanë qenë aty kur u zhvillua operacioni.

Gjithashtu, dyshohet se shqiptarët bëjnë pjesë në një grup trafiku droge që operon në zonën e Pesaros. Panorama shkruan se bashkë me drogën u sekuestruan edhe 1 mijë litra karburant që do të shërbente për mbushjen e skafit me të cilin shqiptarët do të ktheheshin në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme