Dy shqiptarë të vdekur dhe dy tjerë të lënduar nga një aksident në Greqi

Një aksident komunikacioni në aksin Patra-Pyrgos, ka rezultuar fatal për dy persona me nacionalitet shqiptarë, kurse edhe dy tjerë kanë mbetur të lënduar.

Policia e Greqisë ka deklaruar se ngjarja ndodhi pasi një kamion rrëshqiti duke u përplasur me një kamionetë tjetër, në anën e kundërt të rrugës.

Hava Majko dhe Neim Qamili janë dy shqiptarët e vdekur, kurse identiteti i të lënduarve ende nuk është bërë i ditur.

Burime jozyrtare tregojnë se semaforët nuk po punonin, kurse kamioni po ecte me një shpejtësi jashtë normave të lejuara shkruan tch.

Ky aks rrugor vlerësohet si një nga më të rrezikshmit në Greqi pasi rruga është e drejtë dhe e gjerë, ku kalojnë edhe mjete të shumta bujqësore. Kurse vlen të theksohet se në këtë zonë punon një numër i madh i bujqve, kryesisht bullgarë dhe shqiptarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme