Dy studentë nga Universiteti i Tetovës fitojnë vendin e parë në garë riciklimi

Studentët e vitit të katërt nga Universiteti i Tetovës , drejtimi i arkitekturës Albin Haliti dhe  Hamza Sejfullai morën pjesë në emisionin “Ftesë në studio” ku prezantuan projektin e tyre me të cilin kishin zënë vendin e parë në garat e riciklimit në Tiranë ” Riciklo kreativ”, shkruan Alsat.

Edhe vjet studentë nga UT kishin marrë vendin e dytë në një garë të gjerë me shumë pjesëmarrës dhe projekte shumë interesante.

Projekti i tyre ishte një karrige e ndërtuar me materiale nga mobilet e vjetra të shtëpisë. Theksuan se riciklimi është diçka e mirë pasi mundëson ripërdorje të një gjëje të vjetër në një formë të re duke ndihmuar edhe natyrën, pasi kursejmë prerjen e druve.

Hamza Sejfullai përmendi se bashkë ishin një binom interesant dhe kreativ, pasi sipas tij Albini ishte i koncentruar te pjesa funksionale, ndërsa ai te pjesa vizuale.

Në fund si arkitektë të rinj përmendën urbanocidin e Tetovës dhe thanë se pamjet e vjetra të qytetit duken më mirë se sa sot , duke e vënë theksin te mbindërtimet që e prishin pamjen e qytetit./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme