Dy të arrestuar për drogë e armë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për blerje , posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimi me Narkotikë, me datën 5 tetor 2016, ka realizuar një operacion policor, nën dyshimin e bazuar se në një shtëpi në lagjen Velania një i dyshuar posedon një sasi të substancave narkotike, si dhe posedon armë e municion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: A. P. ( 1996 ), dhe  S. L. ( 1996).

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e të dyshuarve, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë automatike AK47 ,  4 karikatorë të automatikut AK47, 86 copë fishekë, një revole 7.62 mm –M57 me dy karikatorë dhe 19 fishekë, substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 448.9 gramë  dhe 3 telefona celularë

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme. Ngjarja ka ndodhur sot në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme