Dy të arrestuar për rrahje

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Deçan, pasi ishin të përfshirë në një rrahje në mes të disa personave.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Haki Povataj”, njofton të enjten Policia e Kosovës.

Gjatë rrahjes së disa personave, njëri prej tyre kishte përdorur një mjetë të mprehtë dhe si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj, të cilët pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme