Policia për katër muaj konfiskoi mbi dy milionë euro para të falsifikuara

Qytetarët e Kosovës nuk e kanë idenë se paratë që posedojnë lehtë mund të jenë të falsifikuara. Madje shumë prej tyre provojnë të deponojnë të njëjtat në banka për kursime.

Rastet e tilla janë të pranishme, ç’do ditë në raportet ditore të Policisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, për të kërkuar statistika mbi vlerën e parave false të sekuestruara nga ky institucion përgjatë këtij viti.

Në bazë të përgjigjeve bëhet e ditur, se vetëm gjatë këtij viti, vlera e parave të cilat dyshohen si të falsifikuara është mbi dy milionë e dyqind mijë euro.

Një rast specifik ka ndodhur më 10 mars të këtij viti, ku dy persona kanë tentuar të futin në Kosovë një milionë e njëqind e tridhjetë e një mijë euro.

“Vlen të ceket se në këtë vit me 10 mars 2017 policia ka arritur të ndalojë dy persona të dyshuar të cilët po tentonin të fusnin në Kosovë një milion e njëqind e tridhjetë e një mijë euro të dyshuara si të falsifikuara. Po ashtu policia pos këtij rasti ka iniciuar edhe mbi dyqind raste të tjera “Falsifikim parash”.

Vlera e parave të dyshuara si të falsifikuara të cilat janë sekuestruar nga policia gjatë këtij viti është mbi dy milionë e dyqind mijë euro (përfshirë edhe konfiskimin që u cek me lart”, bëhet e ditur në përgjigjen e zyrës për informim në PK.

Policia thotë se mbetet e përkushtuar që të luftojë këto shkelje, duke kërkuar nga qytetarët të jenë sa më bashkëpunues.

Ndryshe në tetor të vitit të kaluar, Policia kishte zbuluar një fabrikë në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, ku prodhoheshin para të falsifikuara /Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme