Dy të mitur mbesin të shtrirë në rrugë, dërgohen në spital në gjendje shoku

0
78

Dy të mitur të moshës 12’vjeç janë transportuar në gjendje shoku në urgjencë pasi që dyshohet se kanë humbur ndjenjat, në bulevardin qendror të Elbasanit.


Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur përballë teatrit “Skampa”, ku njoftohet se viktimat janë vërejtur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë ambulancën.

Të miturit janë dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Siç raporton ‘Report TV’, gjendja e fëmijëve është e rëndë, teksa janë parë të shtrirë pranë kalasë së qytetit, ku dyshohet se kishin konsumuar lëndë narkotike dhe pije alkoolike.