Dy vetaksidente kanë ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Komoran.
Rastin e ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për dëme në njerëz.
“Duke marrë parasysh ndryshimet atmosferike, të reshurat e borës dhe ngricat të paraqiten në rrugë, kërkojmë kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet në përgjithësi. Policia po vepron dhe do të veprojë me njësitet e saj në funksion të zbatimit të ligjit në trafik dhe masa rigoroze do të ndërmerren në vazhdimësi”, ka thënë ai.