Dy vjet nga vrasja e “Komandant Shqiponjës”

U bënë dy vjet që nga vrasja e komandantit të UÇK-së, Xhemail Rexhepi, i njohur me nofkën “Komandant Shqiponja”. Në Kumanovë sot po mbahet akademia përkujtimore për ta kujtuar këtë figurë jo vetëm të luftës, por të rezistencës, heroizmit dhe patriotizmit.

Në ceremoni po marrin pjesë qytetarë e bashkëluftëtarë të Xhemail Rexhepit, të cilët thanë se ishin të pranishëm për t’ua bërë me dije familjarëve të tij se në këtë dhimbje nuk janë të vetëm, pasi siç u quajt atentati ndaj Xhemail Rexhepit ishte një atentat politik jo vetëm ndaj Shqiponjës po ndaj të gjithë popullit shqiptar, raporton Televizioni SHENJA.

Rikujtojmë se dorasi i Shqiponjës, Bajram Limani u dënua me 7 vjet burg, pasi gjykata vlerësoi se vrasja ka qenë vrasje e momentit. Ndërsa, Amir Latifi, i cili plagosi dy shokët e “Shqiponjës”, Gani Demirin dhe Shefki Rexhepin u dënua me 3 muaj burg, pasi edhe për të gjykata vlerësoi se ka plagosur vetëm njërin prej shokëve të Shqiponjës. Familjarët kanë qenë të shokuar nga ky vendim dhe kanë deklaruar se “Shqiponja” u vra për të dytën herë.

Kujtojmë se Xhemail Rexhepi u vra në pasditen e 23 korrikut të 2015-tës nga plumbat që i shkrepi Bajram Limani njëkohsisht edhe miku i liderit të BDI-së, në lokalin ku ishin grumbulluar të bisedonin lidhur me koordinimet brendapartiake. Edhe pse i përzgjedhur nga strukturat partiake për kryetar të degës së Kumanovës ishte Xhemail Rexhepi, Ali Ahmeti, për të ushtruar këtë detyrë e emëroi Bajram Limanin, i cili jo vetëm që nuk ishte banor i Kumanovës por as edhe i Maqedonisë, pasi ai jetonte në Fushë Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme