Më dyer, karrige e xhama të thyer, objekte të përmbysura…
Kjo është pamje nga ambientet e brendshme të selisë së PD pasi protestuesit, mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha hynë në godinë.
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje nga brenda katit të dytë, ku vazhdon të qëndrojë kreu i PD, Lulzim Basha.
“Me në fund pamjet nga brenda katit të dyte, ku ka mbetur i bllokuar Basha.
Salla e mbledhjeve duket qe eshte bosh, e braktisur. Pa tavoline dhe pa karrike.
E vetmja zyre ku jane mbledhur ata qe i mbijetuan rrethimit, eshte zyra e Bashes…
Jane kerkuar ambulanca me urgjence sepse ka nevoje per nderhyrje mjekesore brenda selise se PD-se…”, shkruan gazetari.