Dymbëdhjetë shkollarë të mesëm ndërpresin mësimin shkaku i transportit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti ka ndërprerë transportin falas për nxënësit e fshatit Debëlldeh me arsyetimin se nuk kanë mjete buxhetore. Kësisoj 12 nxënës të shkollave të mesme prej afro një muaji kanë ndërprerë procesin mësimor.

Sipas Drejtorisë së Arsimit, komuna nuk ka buxhet, porse sigurimin e transportit për këta nxënës nuk e ka obligim ligjor, shkruan sot Koha Ditore.

Qahil Sinani, drejtor i Arsimit në këtë komunë, deklaron se ata shpenzojnë 15 mijë euro për sigurimin e transportit falas për nxënësit e shkollave fillore dhe sipas tij komuna nuk ka mjete buxhetore për sigurimin e transportit falas edhe për nxënësit e shkollave të mesme. Ai thotë se vitin e ardhshëm shkollor do të mundohen që të sigurojnë mjete financiare për nxënësit e këtij fshati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme