“Dyshimet për trafik armësh duhet të adresohen!” Akuzat e Ahmetajt, ish-ministri i Mbrojtjes: Mund të krijojë probleme me NATO-n! Pikëpyetjet për “KAYO-n”

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatmir Mediu, ka komentuar akuzat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me KAYO-n dhe dyshimet për trafik armësh.

I ftuar në News24, Mediu theksoi se akuzat e ngritura aga Ahmetaj ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duhet që të adresohen, pasi mund të krijohen probleme edhe me mbajtjen e Samitit të NATO-s në Tiranë. Sipas tij, akuzat duhet që të sqarohen.

Në lidhje me KAYO-n, Mediu nënvizoi se nuk ka ndeshur më herët për bashkëpunim mes një kompanie shtetërore me kompani private.

Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes, Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë konfidenciale duhet të ketë raportime nga Ministria e Mbrojtjes për këto çështje.

Fatmir Mediu: Nëse ka qoftë dhe një thashethem, duhet të kryhet hetim. Ka një urdhër ministri, që çdo shitje municioni raportohet tek presidenti e kryeministri.

Ne kemi pasur fabrikë, që të prodhojmë kallashnikovë në Gramsh, ka pasur prodhim municione dhe në Poliçan. E dëgjoj këtë modernizimin e forcave ushtarake. Kur investon në mbrojtje, duhet të shikosh sesa fiton nga ky investim.

Akuzat për trafik armësh duhet të adresohen. Çdo dritë-hije që krijohet në fushën e mbrojtjes, mund të krijojë probleme me NATO-n dhe me Samitin që do mbahet në Tiranë.

Akuzat duhet të sqarohen. Unë uroj mos ketë probleme, por nëse ka dritë-hije, duhet të shikohet gjithçka. Nuk mund të ecim me pikëpyetje. Te KAYO nuk kuptoj sesi e bën partneritetin me privatin, por këto kompani private duhet të jenë të certifikuara.

Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë konfidenciale duhet të ketë raportime nga Ministria e Mbrojtjes për këto çështje.

The post “Dyshimet për trafik armësh duhet të adresohen!” Akuzat e Ahmetajt, ish-ministri i Mbrojtjes: Mund të krijojë probleme me NATO-n! Pikëpyetjet për “KAYO-n” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme