Një 30 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi iu gjetën në banesë 14 kilogramë lëndë narkotike.
Ka qenë shërbimi i zjarrfikëse ajo që ndërhyri fillimisht në banesë, pasi dyshohej se kishte rrjedhje gazi.
Sapo është vënë re lënda narkotike, ata njoftuan policinë e cila mbërriti menjëherë në banesë dhe sekuestroi drogën.
Lënda narkotike ishte e ndarë në kallëpe dhe e futur në 3 thasë të ndryshme, të cilat mbanin sipër logo të markave të veshjeve.
Përgjatë operacionit policor, në zonë mbërrin dhe 30 vjeçari shqiptar, i cili përdorte pronën dhe arrestohet nga uniformat blu.