Një 53 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë të moshës 23 vjeç.
Në pranga ka rënë shtetasi Sh.P., 53 vjeç, banues në Baldushk.
Sipas bluve, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
ndaluan me iniciativë shtetasin Sh. P., 53 vjeç, banues në Baldushk, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.