Dyshohet për shërbime mjekësore pa licencë në Obiliq, autoritetet mbyllin objektin

Policia ka iniciuar rast për “Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore” dhe “Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore”,  në Obiliq pasi dyshohet se në një nga dhomat e një objekti po ofroheshin shërbime mjekësore pa lejen përkatëse nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin janë njoftuar Inspektorati Farmaceutik dhe Inspektorati Shëndetësor, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në prani të inspektorëve është vendosur vula zyrtare për ndalimin e veprimtarisë në objektin ku dyshohet se zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

 Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona, një burrë dhe një grua. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, ata janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Gjatë kontrollit të objektit, në një hapësirë tjetër janë gjetur edhe pjesë të vjetruara të uniformës së Policisë së Kosovës.

#P

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme