Dyshohet se i hodhën benzinë, merr flakë autobusi, policia në kërkim të autorëve

Një autobus është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës , pasi dyshohet se i kanë hedhur një sasie lënde djegëse benzinë.


Ngjarja ka ndodhur në Kukës. Për fat të mirë nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë

DVP Kukës

Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme