Dyshohet se i ngacmoi partneren, detaje nga plagosja e 40-vjeçarit me kaçavidë në Yzberisht

Është zbardhur motivi i plagosjes me kaçavidë të 40-vjeçarit Klajdi Kapidani mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit.

Mësohet se autori, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, ka plagosur 40-vjëeçarin pasi dyshohet se i ka ngacmuar partneren.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Besim Alla’.

Ndërkohë, forcat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të sqaruar shkakun e plagosjes.

Kujtojmë se një tjetër konflikt mes të rinjve ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari, pasi u godit me thikë nga 25-vjeçari Darmen Keli.

34-vjeçari mësohet se u godit 4 herë me mjet prerës, 2 në gjoks ku njëra nga plagët ka qenë pranë zemrës, ndërsa dy goditje të tjera i ka pasur në kembë.

Shkak për sherrin mes Amarildo Hoxhallarit dhe Darmen Kelit thuhet se bë e dashura e këtij të fundit, pasi 25-vjeçari ka pretenduar se viktima i kishte ngacmuar partneren.

The post Dyshohet se i ngacmoi partneren, detaje nga plagosja e 40-vjeçarit me kaçavidë në Yzberisht appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme