Dyshohet se ngacmonte seksualisht një të mitur, nisin hetimet ndaj 28-vjeçarit

Një 28-vjeçar është në hetime nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.


Policia tha se filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ngacmimi seksual” për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Sipas bluve, “dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur”.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ngacmimi seksual” për shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme