Peter Handke, shkrimtari austriak, 76 vjeç, sot ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, nga Akademia suedeze.
Shkrimet e Peter Handke kanë qenë kontroverse. Duke u rritur afër kufirit me Slloveninë, ai ishte një përkrahës i madh i ish-Jugosllavisë, e cila u manifestua më pas me përkrahjen për serbët gjatë luftës në Ballkan në vitet e 90-ta.
Në vitin 2006, Peter Handke mori pjesë në funeralin e ish liderit serb dhe të dyshuarit për krime lufte, Slobodan Millosheviqit, një figurë të cilin ai e simpatizonte pavarësisht akuzave që kishte për gjenocid.
Shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën serbe në Srebrenicë.
Pasi Peter Handke përshkroi bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai ishte sulmuar nga politikanët dhe mediat, një periudhë që ai e përshkroi në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.
Në vitin 2006, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Millosheviqit, nominimi i Peter Handkes për çmimin Heinrich Heine prej 50 mijë eurove ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte thënë se nuk do ta pranonte çmimin.
Anëtarë të ansamblit të Berlinit e quajtën anulimin e çmimit si “sulm ndaj lirisë artistike” dhe iniciuan “Çmimi Heinrich Heine Berlin” që arriti të grumbullonte të njëjtat të holla, por që Peter Handke nuk i pranoi, duke kërkuar që të hollat të dhurohen për enklavat serbe në Kosovë. /DW/