E Bardha e Kaçinarit, që përjetoi torturën më mizore në burgun komunist

Kjo është Bardha Krosi nga Kaçinari i Mirditës, martirja që vdiq nga torturat çnjerzore në burgjet e regjimit komunist në vitin 1949. Edhe pse u torturua në mënyrë çnjerëzore në burgjet e sistemit komunist, qëndroi kryelartë e me dinjitet, ashtu siç ja donte nderi i familjes e i vendlindjes, Mirditës, përcjell sot “Vatican News”.

“U akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. Që ditën e parë të burgimit, filluan ta torturonin brutalisht. E torturuan me shkopinj e me litar të lagur. I futën vezë të ziera në sqetull derisa lëkura iu mbush me flluska djegieje. Çdo ditë e torturonin me korent në të gjitha pjesët e trupit.

Duke qenë se ajo nuk u dorëzua para gjithë kësaj egërsie mizore, policia e detyroi të gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë për dy ditë…. Me një forcë mbinjerëzore, i duroi të gjitha torturat e nuk foli kurrë…”

Histori të tilla qëndrese e dinjiteti, që nuk janë produkt i fantazisë, por të jetuara në mes shek. XX, “në kohë paqeje”, në mes të Europës, janë treguesi më i mirë i asaj çka Mirdita ishte në të vërtetë; qëndrestare, krenare e kryelartë!

 

1 / 1

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme