Rënie e frikshme e popullaritetit të Edi Ramës

NGA KOHA JONË

 

Prej muajsh sondazhet tregojnë rënie të madhe të PS dhe Rilindjes. Ndaj kryeministri po luan gjithë kartat duke prekur Kushtetutën dhe Ligjin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme dhe antikushtetuese, çka solli reagimin jo vetëm të opozitës këtu në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët janë shprehur hapur kundër kësaj praktike arrogante dhe antiligjore.

 

E megjithatë Edi Rama shpresonte, siç flasin njerëzit e tij më të afërt, se mund të rikuperonte gjatë këtyre muajve deri në prill, duke përdorur mediat kryesore si dhe duke sulmuar liderin e opozitës, Basha. Me Presidentin e Republikës e provoi dhe doli huq, bile intrigat kryeministrore dhe qëndrimet e forta të Presidentit, çuan në rritje të kuotave të Ilir Metës në mënyrë drastike për Rilindjen, e cila po sillet skutave duke dërguar korrierë sa te PD-ja, por edhe te dera e presidencës.

Presidenti ka vendosmëri për asnjë kompromis me Rilindjen dhe krimin e pushtetit, ndaj ka kërkuar vetëm që 25 prilli të kthehet në Referendum Popullor kundër oligarkisë, mafies, kundër Edi Ramës dhe krejt shpurës së tij rilindase.

Mbrëmë sondazhet e emisionëve televizive më të shikuara treguan se ku ka rënë shikueshmeria e kryeministri, edhe poshtë Elisa Spiropalit!

Këto janë fakte reale dhe jo komente, pasi sondazhi i shikueshmërisë matet nga institucion shkencor.

Sokol Balla, drejtues profesionist në media, kur ka parë shikueshmërinë e të ftuarit të tij, kryeministrit të Shqipërisë, ka vënë duart në kokë, pasi emri matet edhe nga shikueshmëria që bën publiku.

Fakti që kryeministri e ka bërë baltë, gjithçka, si dhe orvatjet e tij për të marrë dhe një mandat të tretë qeverisës, kanë sjellë që publiku ta sikteris, duke mos e parë më.

Edi Rama ka një zgjidhje: Të ikë dhe të shikojë punët e tij në pikturë.

Në PS kanë filluar të lëvizin fijet në rrogoz për një lider të ri pas zgjedhjeve. Humbja po vjen frikshëm për kupolën e sotme në PS.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme