Pas një zënkë të një grupi qytetarësh, lëndim trupor ka pësuar një person nga Gjakova.
Në rrugën “14 Qershori” në Gjakovë raportohet se gjashtë të dyshuar pas një zënke verbale përmes Facebook-ut janë takuar dhe janë rrahur ne mes veti, ku njëri nga ta është goditur me thikë në kokë me ç’ rast ka pësuar lëndime trupore.
Gjashtë të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “prishje e rendit dhe qetësisë publike/lëndim trupor”. /Lajmi.net/