E dënuar për korrupsion pasiv, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të GJKKO, kthen për rigjykim çështjen e Zamira Vyshkës

Gjykata e Lartë hedh poshtë vendimin e Apelit Antikorrupsion që dënoi me 2 vite ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në të njëjtën gjykatë.


Apeli e dënoi Vyshkën me 2 vite burg, për korrupsion pasiv. Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas prokurorisë do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosoi përfundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj nën akuzën se po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj një të burgosuri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme