E financuar nga Komanda e SHBA-së per Europen, Yuri Kim në inaugurimin e shkollës “Selam Musaj” në Vlorë

Ambasadoria Amerikane Yuri Kim iu bashkua autoriteteve vendore në ceremoninë e inagurimit të shkollës “Selam Musaj” në Babicë të Madhe, Vlorë.

Rinovimi i kësaj shkolle u bë i mundur nëpërmjet programit të Ndihmave Humanitare të Komandës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europën.

Programi I Ndihmave Humanitare siguroi rreth $400,000.00 për realizimin e këtij projekti, i cili përfshin sisitemin e ri elektrik dhe hidraulik, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja, instalimin e shkallës së emergjencës, riparimin e mureve, sigurimin e bazës materiale etj.

Ambientet arsimore të përmirësuara dhe të sigurta do të bëjnë të mundur që 220 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle të kenë mundësi më të mira për të mësuar.

Ky projekt përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë së SHBA-ve për të punuar së bashku me Republikën e Shqipërisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme