E furnizonte një shqiptar/ Arrestohet bariu, bashkë me delet shiste edhe kokainë

Një 70 vjeçar italian që hiqej si bari delesh, i identifikuar si ‘Pastori’ u arrestua nga policia italiane pasi rezultoi se pas punës që kryente si bari, fshihej një shpërndarës kokaine.

Furnizuesi i tij ishte një shqiptar me banim në zonën e Ivrea.

Sipas medias vendase midis tetorit 2015 dhe shkurt 2016, bariu mundi të shiste mbi 200 doza kokainë tek klientët nga e gjithë zona e Vercellit dhe Torinos, duke alternuar shtëpinë e tij në Saluggia (Vercelli) dhe fshatin ku kulloste delet si një vend të shitjes.

Policia arrestoi gjithashtu një person të dytë, të dënuar me 4 vjet për grabitje, trafik dhe armëmbajtje: të gjitha krimet e kryera midis Cavaglià (Biella), Vercellit dhe San Germano nga 2009 në 2013.

Të dy të arrestuarit tashmë do të vuajnë dënimin me burg.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme