E gjithë Kosova ka vetëm një Rezonancë Magnetike

Spitalet rajonale por edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ballafaqohen me mungesa të shumta qoftë në barna, staf mjekësor por edhe në makineri dhe aparatura të cilat do të ishin në shërbim të pacientëve kosovarë.

I gjithë vendi me afro 2 milionë banorë ka në dispozicion vetëm një rezonancë magnetike (MRI), si dhe ajo është e vendosur në QKUK. Asnjë spital tjetër në vend nuk e ka të instaluar këtë lloj të pajisjes. Me anë të saj, stafi mjekësor do të mundë të diagnostikonte më herët sëmundjet me të cilat vuajnë pacientët.

Në raportin e punës të bërë publik nga ana e SHSKUK-së përshkruhen mungesat me të cilat ballafaqohet QKUK-ja dhe spitalet publike në vend. Mungon po ashtu CT-ja. Të tilla pajisje në të gjithë Kosovën janë vetëm 9, disa prej tyre janë jo funksionale, si ajo në Spitalin e Prizrenit.

“Një investim edhe me 2 MRI në Spitalin e Pejës dhe Spitalin e Prizrenit do të ishin investime mjaft strategjike, ku dihet që këto komuna e kanë numrin më të madh të banorëve dhe numrin e shërbimeve që ofrojnë, si dhe QKUK-ja do të lirohej shumë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, përmendet edhe mungesa e barnave, qoftë edhe ato të listës esenciale. “Njësitë përbërëse janë ballafaquar me mungesë të barnave dhe materialit tjetër shpenzues, madje edhe me ato elementare të domosdoshme për punë”, thuhet në raport.

Tutje, sipas raportit prej 2014 e deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, në SHSKUK janë kryer 3 milion shërbime me 141 mijë operime. Gjatë kësaj periudhe pacient të shtrirë ishin gjithsej 603 mijë në njësitë përbërëse të SHSKUK-së.

Numri i lindjeve në total gjatë kësaj periudhe arrin numrin e 81 667 lindjeve nga të gjitha njësitë përbërëse të SHSKUK-së. Numri total nga viti në vit ka pësuar ndryshime, gjithashtu edhe me ofrim të shërbimeve të dializës nga viti 2015 deri në periudhën e tremujorit të parë dhe të dytë të këtij viti arrin numrin e 287 mijë 859 shërbime të dializës nga të gjitha njësitë përbërëse të SHSKUK-së./G.H/Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme