E gjithë vëmendja tani tek Thaçi: Këtë javë nis konsultimet me partitë politike

Gjatë gjithë kësaj jave fokusi kryesor do të jetë tek Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit do të vendos se a do të shkojë Kosova në zgjedhje apo të formohet një Qeveri Teknike.


Presidenti Thaçi kishte lajmëruar se pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës.

“Mandati kushtetues i Presidentit të Republikës së Kosovës është i pacenueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për të ruajtur sigurinë e rendit juridik e kushtetues në vendin tonë”, pati thënë në njoftim zyra e presidentit Thaçi gjatë javës së kaluar.

Në këtë komunikatë thuhet se çdo hap që do të ndërmerret nga presidenti Thaçi do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore, shkruan Gazeta Metro.

“Për më tepër, duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit dhe është garantues i funksionimit demokratik të institucioneve shtetërore. Prandaj, çdo hap që do të ndërmarrë presidenti do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore”, pati thënë në njoftim zyra e presidentit Thaçi gjatë javës së kaluar.

Thaçi do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit.

Kujtojmë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e tij pas ftesës nga Gjykata Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme