‘E jotja Juli”, Atdheu befasohet me një dhuratë nga Xhuli pas daljes nga Big Brother

Atdhe Xheravina është eleminuar nga Big Brother VIP Kosova javën e kaluar.

Ai ishte në nominime me Vivein dhe Dafinën – ku djali nga Gjakova rezultojë që është më së paku i votuar.

Pasi ai është larguar nga shtëpia më e famshme në Kosovë, ka pranuar një befasi nga Juliana Nura, e cila i ka dërguar një letër romantike.

Ai ndau me fansat disa mesazhe të vogla që kishte shkruar Nura.

“E jotja Juli”, si dhe një puthje që kishte bërë teksa ka pasur buzët me buzëkuq.

Për këtë veprim ai e kishte vendosur emojin e princeshës duke ia dedikuar asaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme