E kapën hetuesin në motel gjatë orarit të punës, por 3 shefat e Policisë e pësojnë keq

Foto ilustrim

Qëndrimi më shumë se një orë në një motel në Ferizaj i një hetuesi të Inspektoratit të Policisë së Kosovës ka përfunduar me pezullim nga detyra dhe kallëzim penal ndaj 3 shefave të tij.

Hetuesi, në korrik 2013, gjatë orarit të punës, i shoqëruar me një vajzë, kishte hyrë në një motel. Por, nën akuzë u vunë 3 kolegët e tij që e zbuluan, shkruan sot Koha Ditore.

Ka më shumë se një vit e gjysmë që ish-shefi i IPK-së, Fitim Shishani, drejtoresha e Hetimeve Speciale Valbona Osmani dhe drejtori i Hetimeve Jetullah Aliu, janë pezulluar nga detyra pasi Prokuroria e Shtetit ka ngritur akuzë ndaj tyre me arsyetimin se “ndalimi i hetuesit në motel ishte i paligjshëm”.

Hetuesi Q.V., që u kap mat në motel është ngritur në detyrë, kurse shefat e tij në Policinë e Kosovës që e zbuluan janë pezulluar nga puna dhe degraduar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme